“Dita më e mirë e jetës time"

“Dita më e mirë e jetës time”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi ka befasuar fansat e saj me veprimin që ka bërë.

Artistja shqiptare përmes disa imazheve e videove të publikuara në profilin e saj zyrtar në rrjetin social, Instagram ka thënë se është martuar, përcjell rtv21.tv.

Dita më e mirë e jetës time. Është dashur ta mbaj shumë private këtë, por foto e video të tjera do të publikoj në ditët në vazhdim. Ju dua”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e një video të publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Best Day Of My Life 🖤 💍 I’ve had to keep this super private. But more photos/videos to come! Love you all!

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Tutje, Bebe ka postuar edhe imazhe të tjera në Instastory, në të cilat shihet edhe me “bashkëshortin”, të cilin nuk e ka etiketuar dhe mbetet mister për publikun. “Ai do të më vras, por më duhej ta bëja zemër”, ka shkruar ajo, ku sipas fotove shihet që “ceremonia martesore” është mbajtur me 12 korrik.

Nuk dihet nëse me të vërtetë artistja shqiptare i ka dhënë fund beqarisë apo këto janë vetëm disa pamje nga ndonjë klip i ri i saj, pasi që vetë Bebe nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij veprimi dhe mbetet të shihet se çfarë në të vërtetë fshihet prapa këtyre imazheve.

“Harder” është projekti i fundit muzikor i Bebes në bashkëpunim me Jax Jones. Kënga është publikuar më 12 korrik dhe deri më tani numëron mbi 988 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media