Aktorja i dha fund beqarisë

Aktorja i dha fund beqarisë

Aktorja e njohur turke, Deniz Baysal  e cila u bë e njohur te ne me rolin e “Hazanit” në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë, aj është martuar me këngëtarin e grupit Kolpa, Barış Yurtçu, shkruan rtv21.tv

Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për dy vjet, kanë organizuar një ceremoni madhështore ku të pranishëm ishin familjarë dhe miqtë të tyre.

Aktorja në ditën e saj më të rëndësishme, shkëlqeu në fustanin e nusërisë, teksa flokët i kishte të lëshuar.

 

Dasma e tyre është duke zënë vend në mediat roze të turqisë.  Dyshja janë fejuar në muajin nëntor të vitit të kaluar. /21Media