Safaa, motra e Zayn është martuar

Safaa, motra e Zayn është martuar

Motra më e vogël e Zayn Malik,  Safaa është martuar vetëm tre ditë pasi mbushi 17 vjeç, transmeton rtv21.tv.

17 vjeçarja u martua me të dashurin e saj Martin Tiser të hënën në një ceremoni tradicionale në qytetin e tyre të lindjes në Bradford.

Babai i Zaynit, Jaser, motrat Doniya, 28 vjeç dhe Waliyha, 21 vjeç morën pjesë në ceremoni, por ylli i dikurshëm i One Direction – Zayn Malik nuk dukej të ishte i pranishëm. Ish e dashura e tij Gigi Hadid reagoi për martesën e Safaa duke e pëlqyer postimin.

Safaa dukej bukur në fotot mahnitëse nga dita e saj e veçantë, e cila gjithashtu përfshinte vizatimin e dorës së saj me bojë Henna dhe unazën e martesës.

Burri i ri,  adoleshent Martin, në llogarinë e tij në Instagram i falenderoi përkrahësit e tyre.

Faleminderit për të gjithë ju që na mbështesni. Ne e vlerësojmë kaq shumë“, shkroi ai.

Familja e këngëtarit Zayn, ende jeton në Bradford dhe ai i mbështet prindërit dhe motrat e tij financiarisht./21Media