Minaj dhe Petty zyrtarisht burrë e grua!

Minaj dhe Petty zyrtarisht burrë e grua!

Onika Tanya Maraj – Petty, e njohur profesionalisht si Nicki Minaj, përfundimisht mund t’i referohet Kenneth Petty si bashkëshorti i saj. Ajo përfundimisht u martua me 41-vjeçarin.

Minaj zbuloi lajmin përmes një video në Instagram dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19”, duke iu referuar datës kur u martuan.

 

View this post on Instagram

 

👰🏽🤵🏽😢🙏🏽🎀 Onika Tanya Maraj-Petty 10•21•19

A post shared by Barbie (@nickiminaj) on

Në gusht në episodin e Queen Radio Show, Minaj zbuloi se ajo kishte bërë kërkesë për leje martese dhe se do të martohet brenda ’80 ditësh’, transmeton rtv21.tv

Edhe pse zbuloi se do të martohet, rep-artistja e ka prioritet muzikën.

“Duhet të punojë rreth albumit tim dhe duhet të fokusohem, andaj nuk dua ta bëj dasmën tani. Do të bëjmë dasmë të madhe”, tha ajo në gusht.

 

Minaj dhe Petty janë në lidhje që nga dhjetori i vitit 2018./21Media