Pamje nga dasma madhështore

Pamje nga dasma madhështore

Tenisti i mirënjohur spanjoll, Rafael Nadal, u martua me të dashurën e tij të fëmijërisë, Xisca Perello, të shtunën. Në mesin e të pranishmëve ishte edhe mbreti i Spanjës, Juan Carlos I.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në kështjellën La Fortaleza, që njihet si një nga pronat më të shtrenjta të Spanjës, transmeton rtv21.tv

Nadal i propozoi martesë në maj të vitit 2018, në pushime romantike në Romë, pas 13 vjetësh lidhjeje. Fejesën e tyre e mbajtën sekret deri në janar, kur 33-vjeçari e konfirmoi këtë lajm.

Në mediat e huaja thuhej se ata njiheshin edhe më parë, para se të fillonin lidhjen në vitin 2005.

Po ashtu thuhet se 350 mysafirë ishin të pranishëm në dasmë./21Media