Ajo u martua në një ceremoni private të dielën

Ajo u martua në një ceremoni private të dielën

Barbara Pierce Bush, vajza e ish – presidentit George W.Bush u martua me Craig Louis Coyne në një ceremoni private në Maine, të dielën.

Ish-presidenti Bush shpërndau në Instagram një fotografi me të ku shkroi që ai dhe gruaja e tij “janë shumë krenar me vajzën e tyre, shkruan rtv21.tv

“Barbara është emri për një vajzë unike dhe të fuqishme – dhe me të drejtë sepse ajo është unike dhe e fuqishme. @laurawbush dhe unë jemi shumë krenar për vajzën tonë të dhimbshme, të guximshme, të dashur, të sjellshme, inteligjente dhe të fuqishme. Ne jemi shumë të lumtur ta mirëpresim Craig Coyne në familjen tonë”, ka shkruar Bush.

Ndërkaq, ish – zonja e parë e shtetit amerikan, Laura W.Bush ka publikuar disa fotografi ku ka shkruar se ishte një ditë e mrekullueshme në Maine.

“Ishte ditë e mrekullueshme në Maine, ku Barbara u martua me dashurinë e saj dhe Craig iu bashkua familjes sonë”, ka shkruar Laura W.Bush.

 

View this post on Instagram

 

It was a wonderful day in Maine when Barbara married her love and Craig joined our family. 📸 @paulmorsephoto

A post shared by Laura Bush (@laurawbush) on

Çifti Bush ka dy vajza binjake, Barbara dhe Jenna./21Media