Futbollisti i njohur i dha fund beqarisë

Futbollisti i njohur i dha fund beqarisë

Valon Behrami ka njoftuar të gjithë ndjekësit e tij virtual përmes rrjetit social “Instagram” se i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me të dashurën e tij, mbretëreshën e skijimit, zviceranen Lara Gut.

Mesfushori 32 vjeçar i kombëtares zvicerane ka publikuar një fotografi ku shihet i veshur në kostum të zi ndërsa bashkëshortja e tij 26 vjeçare në vellon e nuserisë me një pamje përrallore, shkruan rtv21.tv.

“Ti dhe unë, familjet tona dhe miqtë tanë përreth nesh, ndjenjë e shtëpisë… Nuk mund të kisha imagjinuar mënyrën më të mirë për të thënë Po”, ka shkruar Behrami mbi fotografinë e publikuar.

Ndryshe, 33-vjeçari ka qenë i martuar me Elena Bonzanni për 12 vjet ndërsa kanë bërë publike  ndarjen në muajin shkurt të këtij viti. Nga kjo martesë kanë vajzat Sofia (9 vjeçare)  dhe Isabela (18 muajshe)./21Media