Ahtisaari dhe gruaja e tij me koronavirus

Ahtisaari dhe gruaja e tij me koronavirus

Laureati i Nobelit dhe ish presidenti finlandez, 82 vjeçar Martti Ahtisaari ka testuar se ka koronavirusin e ri, këtë e bëri të ditur sot zyra e tij

Edhe gruaja e tij 83-vjeçare, Eeva gjithashtu testoi pozitive për infeksionin, transmeton rtv21.tv.

Autoritetet shëndetësore finlandeze kanë konfirmuar 700 raste të COVID-19, dhe një vdekje, megjithëse jo të gjitha infeksionet e dyshuara janë duke u testuar.

Zyrtarët kanë thënë që numri i vërtetë i personave me virus mund të jetë 30 herë më i lartë./21Media