Filmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel

Filmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel

Trajleri përfundimtar që u nxor më 9 mars për filmin e Disney and Marvel Studios “Black Widow” – me trajlerin që konfirmon 1 majin për nxjerrjen e filmit në ShBA.

Scarlett Johansson është bashkuar në ekstravaganzën me superhero nga David Harbour, Florence Pugh dhe Rachel Weisz.

Filmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel, fokusohet në të kaluarën e protagonistes Natasha Ronanoff, dhe na zbulon si ka arritur ajo të shndërrohet në luftëtaren e guximshme të njohur si “Black Widow”.

Përveç Johanssonit, në filmin e ri luajnë edhe aktorët David Harbour, Florence Pugh, Rachel Weisz, O-T Fagbenle dhe Ray Winston. Cate Shortland e ka bërë regjinë e tij, ndërsa skenari është shkruar nga Ned Benson dhe Jac Shaeffer.

Aktorja më parë e luajti Black Widow – pseudonimi i Natasha Romanoff – në Iron Man, franshizat e Avengers and Captain America, por filmi shënon rolin e saj të parë si personazh kryesor.

Ndonëse data e publikimit ka mbetur sipas planit, nuk dihet nëse filmi “Black Widow” do të promovohet me premiera të zakonshme të përcjella me qilim të kuq, kjo për shkak të panikut që e ka kapluar publikun mbarëbotëror rreth përhapjes së koronavirusit./21Media