Hartohet plani i masave të sigurisë gjatë sezonit turistik

Hartohet plani i masave të sigurisë gjatë sezonit turistik

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.

Burime të Agjencisë Telegrafike Shqiptare bën të ditur se do të jenë 31 komisariate dhe posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.

Ky numër komisariatesh të angazhuara përbën gjysmën e komisariateve që ka në total, 60.

Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për sezonin turistik. Policia e Shtetit dokumentin në fjalë ja ka shpërndarë strukturave në qarqe të cilat do të zbatojnë këto masa. Gjatë vitit 2015 në Shqipëri janë regjistrua 4.3-4.8 milionë pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.2015-15.09.2015 kanë hyrë 8 milionë e  283 mijë e 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë në Shqipëri. Ndërkohë që janë numëruar 2 milionë e 210 mijë e 294 mjete ose 10% më shumë se një vit më parë. Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo risi për Policinë Shqiptare do të shtrihet në zonën e Dhermiut, e jo vetëm.

Gjatë sezonit veror, vitin e shkuar janë angazhuar 3 mijë e 150 punonjës policie, 1 mijë e 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 mijë e 544 kanë qenë polici kufitare. Një numër i ngjashëm do të angazhohet edhe këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se të gjithë efektivët e tjerë të policisë nuk do të angazhohen, pasi forcat e rendit dhe sigurisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin.

Sipas burimeve policore gjatë sezonit veror, siç është bërë edhe traditë do të hapen katër post policore në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil, Thethi e Valbona janë për turizmin malor.