Pesë këshilla që duhet t'i dijë secili

Pesë këshilla që duhet t’i dijë secili

Entela Kolovani,mjeke infeksioniste e QSUT, së fundmi ka qetësuar gjithë shqiptarët me faktin se ende nuk ka raste të të prekurve nga koronavirusi dhe është shprehur se mjekët prej muajsh po përgatiten për një situatë të tillë dhe mendon se mjekësia në Shqipëri është e aftë ta përballojë me sukses një situatë të tillë.

Ajo ka treguar se çfarë duhet të bëjmë të gjithë për të parandaluar infektimin nga ku virus.

“Duke qenë se po flasim për një virus që transmetohet me rrugë respiratore, kemi parasysh që ai ndodhet në të gjitha ato spërklat që përhapen nga rrugët resoiratore të personit të infektuar me këtë virus. Që do të thotë personi mund ta transmetojë përmes kollitjes, teshtimave, nëpërmjet ndotjes së ambjenteve apo sipërfaqeve ku ai mundet të ketë prekur me dorën e tij të infektuar pasi ka prekur spërklat e veta, ose ai ka teshtirë drejtpërdrejt pa vendosur brylin apo dorë e vet para gojës. Duhet të vendoset bryli para hundës në mënyrë që me duar tona të mos prekim sipërfaqet pasi të kemi pritur spërklat gjatë teshtimës apo kollitjes. Kartëpicetat pasi të përdoren është mirë që të eleminohen direkt në mënyrë që të ulim këtë kontaminim të sipërfaqeve nga spërklat. Nga ana tjetër infektimi mund të ndodhë dhe drejtpërdrejt nga spërklat nëse ne ndodhemi në afërsinë nën 1 metra nga personat të cilët teshtijnë apo kolliten.”, ka thënë ajo në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora.

Sipas Kovolanit, shenjat e përgjithshme janë të ngjashme me shenjat e një gripi të zakontë.

“Mund të ketë shenjat e një temperature, të një kollitje etj. Subjektet që e kalojnë rëndë këtë sëmundje thuhet se janë subjekte që kanë sëmundje shoqëruese, persona me imunitet të kompromentuar ose moshat e treta”, ka shtuar ajo.

Mjekja ka dhënë edhe disa këshilla që gjithësecili duhet t’i dijë:

-Lani duart shpesh

-Mos takoni duar me njëri-tjetrin

-Mos u puthni dhe përqafohuni pashkak

-Mos prekni çdo lloj sipërfaqjeje edhe nëse i prekni, lani duart mirë

-Qëndroni në shtëpi pranë familjes në rast se ndodh të keni shenja respiratore./oranews