MAShT po planifikon të kompensojë orët e humbura

MASht kërkon ndalimin e përdorimit të telefonave

MAShT po planifikon të kompensojë orët e humbura. Kështu u bë e ditur nga takimi i sotëm i drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për kohën kur mund të bëhet ky zëvendësim.

Siç bën të ditur Bytyqi, MAShT do të dalë me një vendim të detajizuar për kompensimin e orëve të humbura.

I pari i Arsimit ka bërë të ditur se është diskutuar edhe mundësia për ndalimin e përdorimit të telefonave nga ana e nxënësve dhe mësimdhënësve gjatë procesit mësimor.

“Gjatë këtij takimi, kërkova vëmendje të shtuar nga DKA-të dhe menaxherët e shkollave, që të identifikojnë në kohë rastet e dhunës, apo keqpërdorimeve të ndryshme në shkolla. Theksova se mësimdhënësit pa integritet duhet të identifikohen sa më parë, sepse për të tillët nuk do të ketë vend në institucionet arsimore.Rreth kësaj, në këtë takim vendosëm që të vendosen kutitë e ankesave në të gjitha institucionet arsimore, të cilat fillimisht do të menaxhohen nga Inspektorati i Arsimit.”, ka shkruar Bytyqi.

Më 1 shkurt ka filluar procesi mësimor, pas disa javësh greve për rritjen e koeficientit. Kohëve të fundit në Kosovë, punëtorë të sektoreve të ndryshme publike janë në grevë, pikërisht për shkak të koeficientit të lartë në disa kategori dhe të ulët në kategori tjera./21Media

Back to top button