MASHTI kundër grevës, paralajmëron kompensim të orëve të humbura

Ministria e Arsimit ka kundërshtuar paralajmërimin e SBASHK-ut që të premten s’do të punohet në institucionet arsimore pasi mësimdhënësit do t’i bashkohen protestës së thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSP
Në një reagim të MASHTI-t, thuhet se humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim. Kjo ministri ka paralajmëruar se çdo orë e humbur e mësimit do të kompensohet.
“Pretendimet e krerëve të SBAShK-ut për arsyet e mosmbajtjes së mësimit dhe mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë. Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët. Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë. MAShTI do të sigurohet që të kompenzohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë. Ju bëjmë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

SBASHK-u ka paralajmëruar për nesër protestë për shkak, siç thuhet, mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve në arsim,./21Media

Back to top button