Mashtrimet përmes ATM-së, në minuta llogaria juaj mund të zbrazet

Policia ka paralajmëruar përdoruesit e ATM-ve në të gjithë Britaninë që të jenë të kujdesshëm pas zbulimit të një lloji të ri vjedhjeje, ku kartat bankare ‘gëlltiten’ nga makineritë dhe më pas dublikohen nga mashtruesit për t’u përdorur.
Një varg ‘viktimash’ në Hertfordshire kanë raportuar se kartat e tyre ishin mbajtur nga ATM-të. Më vonë u zbulua se mashtruesit kishin tërhequr para nga llogaria e tyre duke përdorur një makinë tjetër.
Një burrë u ankua se ATM në Hitchin ia gëlltiti kartën përpara se të shfaqej një mesazh në ekran që thoshte se nuk ishte në dispozicion.
Ishte ende duke qëndruar në ATM, kur pa se ishin bërë dy tërheqje në vlerë prej 350 funte në një makinë aty pranë. Pati përpjekje edhe më vonë, por karta ishte bllokuar.
Policia në Hertfordshire ka regjistruar edhe tri raste të tjera të ngjashme nga janari.
Nëse ATM nuk ua lëshon kartën, telefononi bankën dhe kërkoi që ajo t’ua ngrijë menjëherë kartën apo ta anulojë./21Media

Back to top button