Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798 euro

Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798 euro

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kishin mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së biletave për aeroplanë në Zvicër dhe Gjermani.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve.

Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798 euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.