Mashtruan qytetarët për viza, arrestohen tre persona

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Tre persona janë arrestuar si të dyshuar për marrje para nga qytetarët në këmbim të vizave për të punuar në Gjermani.

Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit: I.B, SH. B, E.P të gjithë të nacionaliteti shqiptar kanë bashkëpunuar me një person tjetër në Gjermani.

Gjatë periudhës kohore janar-maj të vitit 2019, siç bën të ditur policia  të dyshuarit iu kanë premtuar qytetarëve punësim në Gjermani kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Por në këmbim të kësaj , qytetarët duhet të paguanin para në faza të ndryshme (të aplikimit, të sigurimit të kontratës së punës, si dhe fazën e fitimit të të drejtës për vizë).

Po ashtu policia njofton se në lidhje me rastin janë sekuestruar para në vlerë prej 700 euro si dhe 3 telefona mobil./21Media

Back to top button