Mjalti është produkti që ka këtë efekt magjik në fytyrë

Mjalti është produkti që ka këtë efekt magjik në fytyrë

Mjalti është një nga aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut. Ai është prej shekujsh pjesë e rutinës së bukurisë për miliona gra në botë. I pasur me antioksidantë, aminoacide dhe vitamina dhe vlera të tjera ushqyese, ai është produkti ideal për të rregulluar pH-in e lëkurës, si dhe redukton efektin negativ të radikaleve të lira. Mjalti ka veti hidratuese dhe tonifikuese duke reduktuar në këtë mënyrë rudhat e fytyrës.

2. Maskë me mjaltë dhe aspirina: Aspirina përmban një substancë të njohur si acid salik. Kur ky përbërës bashkohet me antioksidantët e mjaltit krijojnë një barrierë mbrojtëse për lëkurën, duke parandaluar shfaqjen e rudhave dhe duke zhbërë efektin oksidativ të rrezeve të diellit.

Përbërësit: 5 aspirina  dhe 3 lugë gjelle mjaltë. Pasi keni shtypur aspirinat dhe i keni tashmë në trjatë pluhuri, duhet t’i bashkoni me mjaltin. Lani fytyrën dhe me ndihmën e gishtave masazhoni dhe hapni maskën në gjithë fytyrën. Mbajeni maskën në fytyrë për 30 minuta dhe në fund lajeni me ujë të bollshëm të ngrohtë. Do të ndieni ndryshimet e para brenda dy javësh dhe do të mbeteni super të kënaqura.