Zgjidhja për flokë të shëndetshëm

Zgjidhja për flokë të shëndetshëm

Blini maska në dyqane, ndërroni shampo shpesh, balsami nuk ua zbut flokët sa duhet e probleme të tilla që çdo njeri e në veçanti vajzat mund të kenë. Këtu është zgjidhja për flokë të shëndetshëm. Gjendet pikërisht në frigoriferin dhe në bufenë tuaj.

1. Avokado dhe vaj ulliri, e mbushur me vitamina dhe yndyrna për të ushqyer dhe zbutur flokët e thatë!

Bëni një pure avokado, pastaj shtoni 2 deri në 3 lugë vaj ulliri dhe përziejeni mirë.

Si fillim lagini flokët tuaj dhe më pas aplikoni maskën me avokado duke e përhapur në mënyrë të barabartë dhe duke i kushtuar vëmendje të veçantë rrënjëve të flokut.

Lereni maskën të punojë për 45 deri 60 minuta dhe më pas shplajeni.

Përdoreni çdo javë për rezultate më të mira.

2. E bardhë veze, limon dhe vaj ulliri

Proteinat në të bardhën e vezes do të bëjnë mrekulli në riparimin e flokëve të dëmtuar.

Përziejeni mirë të bardhën e vezëz me 1 lugë lëng limoni dhe 2 deri 3 lugë vaj ulliri.

Aplikoni maskën lirisht dhe mbajini flokët në një peshqir për të shmangur një rrëmujë të vërtetë.

Lëreni maskën për rreth 20 minuta, pastaj lajeni kokën normalisht.