Maska magjike

Maska magjike

Pak njerëz i njohin përfitimet e shumta të hithrave. Të gjitha pjesët e kësaj barishteje janë të dobishme dhe kanë veti mjekësore.

Hithra është bima më e mirë për pastrimin e gjakut. Po ashtu është një ilaç natyral për sëmundjet e traktit urinar, si inflamacionet, gurët dhe rëra dhe madje mund të veprojë edhe në parandalimin e krijimit të gurëve në veshkë dhe në traktin urinar.

Hithra përmban sasi të mëdha të vitaminës A, kripëra të ndryshme minerale, hormone bimore dhe enzime që ndikojnë pozitivisht në qelizat e kuqe të gjakut.

Ajo njihet ndryshe si përbërësi magjik që rigjeneron, ushqen dhe shkëlqen flokun. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me çaj hithrash, 2-3 herë në javë.

Ne ju prezantojmë një maskë për flokë, nga e cila do të habiteni me rezultatin.

Në një enë rrihen 2 verdha vezësh, shtoni 1 lugë gjelle mjaltë, 5-10 vaj esencial hithre dhe 1 filxhan kafeje me çaj hithrash. Përziejini përbërësit dhe më pas masazhoni flokët. Lëreni të veprojë për 2 orë dhe lani kokën si zakonisht, por shpëlarjen e fundit bëjeni me çaj./21Media