Pastrimi i fytyrës nuk ka qenë ndonjëherë më i lehtë

Pastrimi i fytyrës nuk ka qenë ndonjëherë më i lehtë

Nëse doni një lëkurë pa njolla dhe me shkëlqim përdorini sa më shumë ato në maska të përgatitura vetë në shtëpi.

Në këto ditë dimri, fytyrën mund ta pastroni me ndihmën e limonit dhe sheqerit.

Lëngun e limonit aplikojeni në pjesët e lëkurës kur keni njolla dhe lëreni për 30 minuta para se ta shpërlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë trajtim për 2 herë në ditë për disa javë që të vëreni rezultate pozitive. Nëse keni lëkurë të ndjeshme hollojeni lëngun e limonit me ujë, ujë trëndafili ose mjaltë.

Një tjetër opsion është të përzieni sheqer mjaftueshëm në lëngun e limonit që të përgatisni një skrab për fytyrën, sidomos tek zonat e errëta. Pas 5 ose 10 minutash shpërlajeni./21Media