Mjalti përmban shumë minerale dhe  vitamina

Mjalti përmban shumë minerale dhe  vitamina

Në qoftë se deri më tani keni ruajtur gjithmonë në frigorifer ose jashtë tij, një vazo me mjaltë për të shoqëruar qumëshitn e mëngjesit apo çajin e pasdites, tashmë ka ardhur koha që ta përdorni këtë produkt edhe në kujdesin personal. Ai përmban shumë minerale, vitamina, aminoacide dhe acide organike që ju ndihmojnë të trajtojni probleme të ndryshme të lëkurës, flokëve

Më poshtë keni dy maska me mjaltë që duhet të provoni sa më parë:

Maskë për zbardhjen e lëkurës dhe eleminimin e qeskave të zeza poshtë syve

Shtrydhni një gjysmë kokërr limon dhe bashkojeni me 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kos. Pasi masa të jetë bërë homogjene aplikojeni në fytyrë për 20 minuta dhe në fund lani fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë duhet përdorur 1-2 herë në javë.

Maskë ushqyese për flokët e thatë

Kjo maskë u rekomandohet të gjitha atyre që sapo janë kthyer nga pushimet. Ekspozimi në diell, uji i kripur dhe mungesa e lyerjes bëjnë që flokët tuaj të duken më të thatë dhe të pajetë. Për t’u rikthyer shkëlqimin dhe butësinë e dikurshme provoni maskën e mëposhtme:bashkoni dy të kuqe vezësh dhe një lugë gjelle mjaltë organik. Pasi të jenë tretur të dy produktet aplikojini mbi flokë dhe mbajini në kokë për dy orë dhe më pas lajini me ujë të ngrohtë.