Maskat natyrale që rikthejnë shkëlqimin e flokëve

Maskat natyrale që rikthejnë shkëlqimin e flokëve

Larg kimikateve dhe produkteve kozmetike, më poshtë keni 2 receta maskash për të trajtuar problemet më të shpeshta të flokëve: majat e djegura, flokët e hollë dhe rënien.

Uthull molle dhe limon

Kjo maskë është e përkryer për flokët me yndyrë pasi dy përbërësit e sipërpërmendur mund të eleminojnë vajin e tepërt nga flokët. Uthulla e mollës dhe limoni do të balancojnë nivelin e pH të flokëve duke eleminuar gjithashtu zbokthin. Mbushni një të katërtën e gotës me uthull molle dhe në të shtrydhni gjysmë limoni. Lëreni për 10 minuta e më pas aplikoni në flokë duke masazhuar skalpin. Lëreni maskën për 15 minuta dhe më pas shpëlajini flokët normalisht.

Maskë me vezë

Vezët janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese. Vezët përmbajnë proteina, hekur, vitaminë A, B dhe D. Përmbajtja e tyre është jashtëzakonisht e shëndetshme për flokët pasi nxisin rritjen e flokëve dhe parandalojnë rënien falë vitaminave A dhe D.
Kjo maskë është e shkëlqyer për çdo lloj floku. Përzieni një filxhan qumështi, dy lugë lëng limoni, dy lugë vaj ulliri dhe një vezë. ( Përshtatni përbërësit sipas gjatësisë së flokut)  Pas përzierjes së përbërësve aplikojeni maskën në të gjithë gjatësinë e flokut.  Lëreni për 15 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht.