Mësoni se cila është ajo maskë

Mësoni se cila është ajo maskë

Gjatë stinës së verës, dielli është armiku më i madh i flokëve të femrave. Andaj ekzistojnë lloje të ndryshme të shampove dhe maskave që pretendojnë se mund t’i mbrojnë flokët nga rrezet e diellit, e që faktikisht nuk kanë asnjë efekt.

Nëse dëshironi të kurseni para dhe të përgatisni një maskë për flokët tuaj për t’i mbrojtur nga dielli, atëherë rtv21.tv ju sjell maskën e duhur për këtë stinë, e cila përgatitet në kushte shtëpiake.

Për ta përgatitur këtë maskë nevojiten:

 1 e verdhë e vezës,
 2 lugë vaj ulliri
dhe 1 lugë lëng limoni.

Si ta përgatisni

Të gjithë përbërësit përzieni me mikser.

Nëse dëshironi që maska të bëhet më e lëngshme në mënyrë që ta keni më të lehtë për ta përhapur në flokë, shtoni vetëm një lugë ujë. Vendoseni maskën në flokë të thatë (nuk është patjetër flokët të jenë të pastër), lëreni të veprojë gjysmë ore dhe shpëlajini.

Pas kësaj maske, pastrojnini flokët normalisht me shampon./21Media