Një "maskë për fytyre" e realizuar nga Anton Çivlaku

Një “maskë për fytyre” e realizuar nga Anton Çivlaku

Në Muzen Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, ku është mbajtur “Etno Vibe 2018”, në qytetin e Shkodrës, është prezantuar edhe një aksesor me motive shqiptare i cili u dizajnua në një mënyrë krejtësisht të veçantë.

Katër stilistët shqiptar: Etnik Shala, Dorina Kola, Besa Rugova dhe Hilda Maha u bënë bashkë duke sjellë secili nga 10 veshje të ripunuara me burim nga etnografia e pasur shqiptare e pasqyruar në personazhet e fotografuar nga Marubët.

Nga koleksionin “Kornizë” i disenjatorit Etnik Shala, në ripunimin e veshjeve ka marrë pjesë edhe Anton Çivlaku, i cili ka punuar një “maskë për fytyrë” që shihen duke i prezantuar modelja.

Kjo “maskë” është e gjitha punim dore, e cila është me filigran por edhe  duke u kombinuar me argjend, serm etj.

E veçanta e këtij koleksioni janë edhe disa fotografi të vendosura në veshjet e disajnuara nga Etnik Shala./21Media