I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C

I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C

Maska me banane dhe limon jo vetëm që funksionon për njollat kafe, por i rikthen lëkurës së fytyrës shkëlqimin. I gjithë sekreti qëndron tek bashkëveprimi i vitaminës C, acidit citrik të limonit me përbërësit me veti antiinflamatore të bananes, që luftojnë veprimin e radikaleve të lira, dhe agjentëve të tjerë të jashtëm.

Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet 1 banane e pjekur mirë dhe 1 limon. 

Shtypni fillimisht bananen dhe më pas bashkojeni me lëngun e limonit të shtrydhur. Këshillohet që kjo maskë vendoset mbi lëkurë të lagur, kështu që nëse jeni ende e trukuar, fshini fytyrën sa më parë. Më pas me ndihmën e një peneli përhapni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për 30 minuta derisa të thahet plotësisht. Ky trajtim duhet përdorur çdo ditë derisa të shihni rezultatet e para, të cilat shfaqen pas dy javësh.