Nëse mendoni se kjo maskë do t’ua lërë fytyrën të verdhë, e keni gabim

Nëse mendoni se kjo maskë do t’ua lërë fytyrën të verdhë, e keni gabim

Efekti final i saj është i mrekullueshëm; një fytyrë e pastër dhe e përmirësuar, pa asnjëlloj papastërtie. Shafrani i Indisë tashmë është një erëz e përdorur jo vetëm në kuzhinë, por edhe në kozmetikë; ka shumë përfitime për lëkurën ku më kryesori është të qenët një antioksidant natyral. I pasur me vitaminë C, ai ka efekt anti-age dhe eksfoliues.

Përbërësit:

-3 lugë gjelle vaj kokosi

-1 lugë gjelle mjaltë

-½ luge  kafeje shafran Indie pluhur

-½ luge kafeje lëng limoni

Udhëzime:

Bashkoni gjithë përbërësit në një tas dhe përziejini mirë.

Aplikojeni në fytyrë me një furçë.

Lëreni të pushojë për 15-20 minuta.

Shpëlajeni mirë me ujë dhe më pas aplikoni tonikun e fytyrës për t’i risjellë lëkurës ekuilbrin natyral.