Vitaminat e nevojshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës

Vitaminat e nevojshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës

Në ditët e sotme në treg gjen shumë produkte për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Por a i kënaqin këto këto produkte nevojat e lëkurës për vitamina? Zbuloni cilat janë vitaminat e nevojshme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Hurma më origjinë  nga Azia, ky frut që piqet në sezonin vjeshtë-dimër  është energjik dhe për këtë arsye rekomandohet shumë tek fëmijet qe praktikojnë sporte. Hurmat janë të pasura me vitamina A,B,C dhe E si dhe minerale si kalciumi , hekuri, fosfori, seleni, zinku, bakri, magnezi dhe kaliumi. Falë prezencës se kaliumit, hurmat konsiderohen si një frut diuretik dhe depurative, kurse fibrat i bëjnë një medikament natyral të shkëlqyer kundër lodhjes.

Mirëpo, hurmat gjejnë përdorim edhe në estetikën natyrale. Ato kanë edhe veti hidratuese dhe një maskë me tulin e tyre  që është e këshillueshme ndaj  atyre që kanë lëkurë të plakur dhe të varur.

Shtypni tulin e një çerek hurme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni 15 minuta dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Hurmat janë shumë hidratuese prandaj do ta ndjeni menjëherë efektin regjenerues të tyre. Bëjeni njëherë në javë gjatë gjithë periudhës së hurmave.