Avokadoja njihet për dobinë e saj në riparimin e flokëve të dëmtuara

Avokadoja njihet për dobinë e saj në riparimin e flokëve të dëmtuara

Përdorimi i avocados siç e dimë sjellë shumë përfitime për shëndetin tonë, por avocado mund të përdoret edhe si trajtues natyral i problemeve me flokët.

Përdorimi i saj ju ndihmon në mbrojtjen e flokëve dhe rikthimin e shkëlqimtit, ndihmon në luftimin e majave të dyfishta si dhe në zbutjen e tyre.

Avokadoja është e pasur me vitamin A dhe E, ajo  njihet për dobinë e saj në riparimin e skalpit të kokës si dhe flokëve të dëmtuara.

Kjo maskë e krijuar nga avokadoja, mjalta dhe vaji i ullirit, sjellë rezultate shumë të mira.

Ju nevojiten:

1 avokado

2 lugë vaj ulliri

2 lugë mjaltë

Miksoni të gjithë këta ingredientë së bashku duke fituar një masë homogjene, vendoseni këtë maskë në flokë prej rrënjës deri tek majat dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Shpërlani flokët pas kësaj dhe do të vëreni rezultatet.