"Do të isha më i lumtur nëse do të kishim gjashtë pikë"

“Do të isha më i lumtur nëse do të kishim gjashtë pikë”

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata është i lumtur që ende është në “Old Trafford”.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar një ndeshje dhe kanë një barazim këtë sezon.

Spanjolli është i lumtur që ka filluar sezoni i ri dhe dëshiron të bëjë më të mirën deri në fund të sezonit.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që ka filluar sezoni i ri. Është vetëm fillimi, por jemi të lumtur. Do të isha më i lumtur nëse do të kishim gjashtë pikë, mirëpo nuk ndodhi. Ndeshja e parë kundër Chelseas ishte shumë e mirë”, ka thënë ai, duke shtuar se do të bëjnë gjithçka që munden.

“Kemi katër pikë dhe të shtunën do të mundohemi të fitojë tri pikë të tjera ndaj Crystal Palace. Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që mundemi. Shpresojmë të kemi një sezon të mirë dhe t’i mbajmë fansat të lumtur deri në fund të sezonit”, ka deklaruar ai.