Matip nënshkroi kontratë deri në vitin 2024

Matip nënshkroi kontratë deri në vitin 2024

Mbrojtësi i Liverpool-it, Joel Matip nënshkroi një kontratë të re afatgjatë me “The Reds”.

28-vjeçari do të jetë pjesë e Liverpool-it deri në vitin 2024. Këtë e konfirmoi kampioni i Evropës përmes faqes zyrtare.

Matip ka 107 paraqitje me klubin anglez, që nga transferimi i tij nga Schalke në vitin 2016.

“Është një ndjenjë e fantastike të jesh një pjesë e këtij klubi. Realisht është një ndjenjë fantastike,” tha ai për faqen zyrtare të Liverpool-it.

Ekipi i Jurgen Klopp ndeshjen e radhës e ka kundër Manchester United, të dielen. Këtë sezon Liverpoli ka tetë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara./21Media