Sekretari amerikan i Mbrojtjes në “mision të pamundur”?

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në “mision të pamundur”?

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, shkoi sot për vizitë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, për të vlerësuar situatën aktuale në terren, raportuan mediat amerikane.

Kjo vizitë, e cila nuk u paralajmërua për shkaqe të sigurisë, u bë në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po angazhojnë burime të reja në luftën tashmë shumëvjeçare në Afganistan. Mattis tha para gazetarëve se është i mendimit se fitorja është e mundshme, në kuptimin e pajtimit politik me talebanët.

Sipas tij, qëllimi i Uashingtonit është që ti mundësoi forcave afgane që të dobësojnë talebanët deri në atë masë, sa që forcat afgane të jenë në gjendje të garantojnë vetë sigurinë e vendit të tyre dhe që të bindin kryengritësit që të tërhiqen nga fushëbeteja dhe të bashkëpunojnë me qeverinë afgane.

Matis u takua edhe me komandantin e forcave amerikane në Afganistan, gjeneralin John Nicholson dhe me presidentin e vendit, Ashraf Gani./21Media