Matoshi: 400 familjet në Prilep të Deçanit nuk do të përjetojnë më vërshime

Projekti i finanucar  nga MMPH kap vlerën 70 mijë euro

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me deputetin Rasim Selmanaj, sot në Prilep të Deçanit morën pjesë në fillimin e punimeve për realizimin e projektit, “Pastrimi i shtratit të lumit”.

Ministri Matoshi gjatë kësaj ceremonie, u shpreh i lumtur që sot po fillon së realizuari një projekt i tillë jetik për banorët e Prilepit, e i cili financohet nga MMPH dhe kap vlerën prej 70 mijë euro.

“Gjendja e keqe e këtij lumit, problemet që janë shkaktuar nga vërshimet, dëmet në kulturat bujqësore nga ky lum tani më do të evitohen dhe ky fshat do të marrë pamje të re”, tha Matoshi.

Ministri Matoshi tha po ashtu se ndihet i lumtur që ka arritur të realizojë investime edhe në fshatra që me vite të tëra janë lënë anash.

Për këtë projekt, falënderues u shprehë deputeti Selmanaj dhe banorët e fshatit, të cilët vlerësuan lartë punën e Ministrit Matoshi për siç thonë ata shpresën e kthyer për ta, për realizimin e kërkesës së tyre të kahmotshme. 21Media

Back to top button