Matoshi: Atë që nuk e bëri politika po e bëjnë xhudistet kosovare

Analisti Halil Matoshi ka komentuar suksesin e xhudisteve kosovare Majlinda Klmendi dhe Nora Gjakova

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi sot ka fituar titullin e tretë evropian në xhudo i cili  sivjet u mbajtë në Varshavë të Polonisë dhe Nora Gjakova mori të bronztën dhe për sukseseset e tyre i përgëzoi Halil Matoshi, shkruan rtv21.tv

Halil Matoshi në “Click” të RTV21 tha se atë që se ka bërë politika gjatë 17 vjetëve për krijimin e imazhit po e bëjnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Driton Kuka.

Matoshi po ashtu tha se shumë shtete të fuqishme ëndërrojnë që t’i kenë dy medalje gjatë një evenimenti të till dhe se Kosova e vogël për një ditë i merr dy medalje dhe kjo gjë është impressive./21Media

Back to top button