Matoshi i përgjigjet letrës së Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ofroi një kompromis për Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn në një letër të përbashkët drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ofruan opsion për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Ofrojnë mes tjerash që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”. Por kërkojnë që, si shenjë e vullnetit të mirë, para të hënës 17 dhjetor, kur në Bruksel zhvillohet takimi i Këshillit të MSA-së, Kosova përkohësisht të suspendojë zbatimin e vendimit për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, shkruan rtv21.tv.

Kjo letës sipas këshilltarit të kryeministrit, Halil Matoshi, është edhe një ftesë për ma pak pavarësi karshi BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e shpallur të vendit tonë, duke shtuar se në Kosovë askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të bëjë kompromis me 17 shkurtin. Me sovranitetin dhe terësinë tokësore të saj.

Matoshi thekson edhe një herë atë që kryeministri Haradinaj disa herë e ka theksuar, se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj e ka bâ të qartë për miqt dhe armiqt e Republikës: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet”, përfundon Matoshi./21Media

Back to top button