Nuk është shkarkuar ministrja Albena Reshitaj

Nuk është shkarkuar ministrja Albena Reshitaj

Halil Matoshi, Këshilltari i Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt,  ka mohuar shkarkimin e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj. Ai për rtv21.tv. ka thënë se deri më tani nuk ka dëgjuar se ka ndodhur diçka e tillë.

Matoshi po ashtu ka mohuar edhe informacionin e shprëndarë në disa media që siç thuhet shkak i shkarkimit të ministres ishte një mosmarrëveshje mes saj dhe Kryeministrit Haradinaj për formimin e Taskforcës për Ambientin.

Ai ka thënë se nuk ka pasur mosmarrëveshje rreth formimit të kësaj Taskforce përkundrazi sipas tij këtë e ka përkrahur vet Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

rtv21.tv ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Reshitaj por nuk ka qenë e qasshme./21Media