Matoshi për rastin e fëmijëve në Pejë: Nuk ka asgjë më të tmerrshme se ta imitosh armikun

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi ka reaguar pas diskriminimit të fëmijëve të komuniteteve që u është bërë në “Festën e Abetares” në Pejë.
Ajo e ka cilësuar këtë të pa tolerueshme, duke e konsideruar si imitim të armikut.
“Asgjë nuk është më e tmerrshme se sa ta imitosh armikun tënd dhe të përdorësh armët e njëjta.
Përjashtimi i fëmijëve të komunitetit ROM prej aktiviteteve te shkollës, sjellë kujtime krejt të freskëta për popullin e Kosovës, të asaj cfar ka ndodhur me dekada nëpër shkolla me nxënësit shqiptar.
E pa tolerueshme.
Kushdo që ka marrë një vendim te tillë, nuk e ka vendin në institucionet tona arsimore.
Ministria e arsimit me urgjencë te reagojë e ti pastroj ambientet shkollore nga mësues e edukatorë racist.”, ka shkruar ndër tjerash Matoshi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Back to top button