"James më tha se vetë Cristiano dëshiron ta marrë te Juventusi"

“James më tha se vetë Cristiano dëshiron ta marrë te Juventusi”

Legjenda e Bayernit ka zbuluar se ka biseduar me James Rodriguezin rreth së ardhmes së tij.

James Rodriguez ka përfunduar aventurën me Bayern Munichun pas dy viteve që ka kaluar në Allianz Arena si lojtar i huazuar nga Real Madridi. Kolumbiani do të kthehet në Madrid, por vetëm përkohësisht pasi gjatë kësaj vere pritet të shitet në një klub tjetër.

Interesimi për James është i madh dhe një detaj interesant e ka zbuluar Lotthar Matthaus, i cili ka thënë se 27-vjeçari me shumë gjasë do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos te Juventusi.

“U takuam me Jamesin gjatë festimeve të titullit të fituar nga Bayerni. Ishim ulur në një tavolinë dhe biseduam për gjithçka”, ka deklaruar Matthaus, duke shtuar se sipas tij, James do të shkojë te Juve.

“Folëm për futboll, por edhe për historinë e Kolumbisë. Sipas mendimit tim, ai do të shkojë te Juventusi. Ka marrëdhënie të mira me Cristiano Ronaldon dhe komunikojnë shpesh. James më tha se vetë Cristiano dëshiron ta marrë te Juventusi”, ka theksuar gjermani.