Pedagog në  Teksas

Pedagog në  Teksas

Aktori amerikan Matthew McConaughey, fitues i çmimit “Oscar”, do të fillojë punë si pedagog kinemaje me kohë të plotë këtë vjeshtë në Universitetin e Teksasit.

“Moody College of Communication” bëri të ditur këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Ata publikuan një foto të McConaughey së bashku me pedagogë të tjerë.