"Janë lajme të rrejshme"

“Janë lajme të rrejshme”

Nuk kanë të ndalur lajmet për të ardhmen e Mauro Icardit dhe mundësinë që ai të largohet nga Interi.

Sot, Gazzetta dello Sport kishte shkruar se sulmuesi ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe pritet vetëm që këtë ta pranojë edhe Interi.

Por, vetë Icardi përmes rrjeteve sociale ka mohuar këto raportime, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se ai do që të qëndrojë edhe më tutje tek Interi.

“Meqenëse kohët e fundit, mediat kanë dhënë lajme që nuk pasqyrojnë mendimin tim dhe vullnetin tim, më duhet të informoj tifozët tanë se disa herë i kam komunikuar shoqërisë qëllimin tim për të qëndruar tek Interi. Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. E kuptoj interesin e shtypit për të shitur lajme të rreme më shumë se për të sqaruar gjërat”, ka shkruar Icardi në Instagram

Në fund ai e ka theksuar se,  Interit ia ka bërë të ditur dëshirën e tij  për të qëndruar, pasi ky klub është familja  e tij. Sipas tij, koha do të tregojë se kush e ka folur të vërtetën. /21Media 

 

View this post on Instagram

 

Forza Inter, sempre ⚫🔵 @mauroicardi #mauroicardi #icardi #inter #amala

A post shared by Mauro Icardi 🇦🇷 (@team.mauroicardi) on