Mbrojtësi shqiptar do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit grek

Mbrojtësi shqiptar do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit grek

Mërgim Mavraj ka mbërritur këtë të premte në zyrat e klubit grek të Arisit të Selanikut, duke u prezantuar si transferimi më i fundit në klub.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare tashmë është zyrtarisht pjesë e Arisit.

Objektivi i Mavrajt është të arrijë sa më shpejtë formën optimale për t’u vendosur në dispozicion të skuadrës për ndeshjet zyrtare sa më shpejt.

Mavraj është transferuar si lojtar i lirë pasi ndërpreu kontratën me Hamburgun në Gjermani.