Diskutohet për planin e punës së komisionit

Diskutohet për planin e punës së komisionit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë sot do të mbajë takimin e radhës.

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni sot do të ketë një takim me anëtarët e këtij komisioni.

Po ashtu, gjatë takimit do të diskutohet edhe lidhur me realizimin e Planit të Punës së komisionit për gjashtë mujorin e parë.