May do të vazhdojë si deputete e Kuvendit

May do të vazhdojë si deputete e Kuvendit

Theresa May është përballur me pyetjet e deputetëve për herën e fundit para se Boris Johnson të bëhet kryeministër.

Asaj i vëreheshin emocionet pasi e la foltoren nën duartrokitje.

Më vonë, ajo do të ofrojë dorëheqjen e saj Mbretëreshës pas dorëzimit të fjalimit lamtumirës në Downing Street, përcjell rtv21.tv.

Në fjalën e saj përfundimtare, May tha se ajo do të vazhdojë si deputete e Kuvendit.

Ajo tha se ishte e lumtur t’ia dorëzonte  postin një pasuesi të angazhuar për Brexit dhe për të krijuar “një të ardhme të ndritshme për këtë vend“.

Një numër i deputetëve patën rastin të lavdërojnë përkushtimin e saj dhe arritjet në çështjet si skllavëria moderne, shëndeti mendor dhe përfshirja e e grave në politikë.

Jeremy Corbyn pranoi “respektin për shërbimin publik” të May , por kritikoi të dhënat e saj mbi ekonominë, pastërtinë dhe Brexit./21Media