​Britania e Madhe është e obliguar të largohet nga BE në orën 23:00 të premten

​Britania e Madhe është e obliguar të largohet nga BE në orën 23:00 të premten

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May do të takojë krerët e Gjermanisë dhe Francës katër ditë para se vendit t’i skadojë afati për daljen nga Bashkimi Evropian.

May do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, ndërsa më pas do të udhëtojë në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, nga të cilët do të kërkojë shtyrjen e afatit për Brexit deri më 30 qershor.

May do të jetë pjesë e një samiti të jashtëzakonshëm të mërkurën, ku 28 shtetet anëtare të BE-së do të votojnë për zgjatjen e këtij afati.

Britania e Madhe është e obliguar të largohet nga BE në orën 23:00 të premten.

Deputetët kanë hedhur poshtë marrëveshjen e tërheqjes së Theresa May me liderët e tjerë evropianë vitin e kaluar.