Nesër Johnson do ta marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri

Nesër Johnson do ta marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri

Dita e sotme është edhe e fundit për kryeministren Theresa May, e cila do të pasohet nga ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson nesër, raporton BBC.

Theresa May do të niset nesër në Pallatin e Backingham për të dhënë dorëheqje para Mbretëreshës Elizabeth II dhe një orë pas saj, do të vijë Boris Johnson, i cili do të marrë zyrtarisht mandatin e kryeministrit të ri, transmetojnë mediat britanike.

Boris Johnson është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Konservatore dhe kryeministër i ri i Britanisë së Madhe. Johnson fitoi garën duke marrë 92 mijë e 153 vota, përderisa kundërkandidati Jeremy Hunt fitoi 46 mijë e 656.