May synon të bind shtetet tjera

May synon të bind shtetet tjera

Theresa May ka udhëtuar drejt Brukselit. Pritet që kryeministrja britanike të kërkojë nga Bashkimi Evropian për shtyrjen e Brexitit për tre muaj.

Në një samit të BE në Bruksel, May do përpiqet të bind 27 shtetet e tjera që të shtyjnë datën e daljen e Britanisë nga unioni pas 29 marsit.

Britania e Madhe do largohet nga BE të premten e ardhshme, nëse ligji nuk ndryshohet. Nëse largohet, do dalë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

May ka rënë dakord për një marrëveshje me BE, por deputetët e kanë hedhur poshtë dy herë.

Ajo i ka kërkuar BE për një zgjatje të shkurtër të procesit dyvjeçar të Brexit, neni 50, deri më 30 qershor, me shpresën se është kohë e mjaftueshme për deputetët që të mbështesin marrëveshjen e saj.

Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar sot se krerët e BE ndoshta do të miratojnë kërkesën e Britanisë për një shtyrje tremujore të Brexit, me kusht që parlamenti britanik të mbështesë një marrëveshje të tillë me kryeministren Theresa May.

“Në parim, ne mund të pajtohemi me këtë dëshirë nëse marrim një rezultat pozitiv të një votimi mbi një marrëveshje në parlamentin britanik javën e ardhshme”, ka thënë Merkel në Bundestag përpara samitit të BE në Bruksel.