Ministrat e saj paralajmërojnë për dorëheqje

Loading...

Ministrat e saj paralajmërojnë për dorëheqje

Disa ditë para një votimi tjetër në Dhomët e Ulët, votim ky që do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme, një ministër britanik ka thënë se kolegët e tij nga partia e kryeministres Theresa May janë të gatshëm të japin dorëheqje në rast se nuk ka rezultate nga bisedimet me Brukselin.

Disa zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian ia kanë përsëritur kryeministres britanike qëndrimin e BE-së se çështja e kontrolleve kufitare në kufi me Irlandën nuk mund të jetë pjesë e negociatave. Ata kanë kërkuar nga Mej që të bëjë kompromise me partinë opozitare të laburistëve për ta fituar mbështetjen e tyre dhe për ta miratuar në kuvend marrëveshjen e arritur paraprakisht.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ia ka bërë të ditur kryeministres britanike se marrëveshja për tërheqje të vendit të saj nga BE-ja nuk do të rihapet. Sipas tij, kjo marrëveshje është një kompromis i baraspeshuar mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, në të cilin të dyja palët kanë bërë lëshime të konsiderueshme për ta arritur atë./21Media