Kryeministrja e Britanisë bën të qartë

Kryeministrja e Britanisë bën të qartë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, porositi se vendi i saj, së bashku me aleatët, do të punojnë së bashku në luftën kundër aksioneve të Rusisë, të cilat po rrezikojnë rregullin ndërkombëtar.

Ajo tha se do të ndërmerren hapat e domosdoshëm, për të kundërshtuar aktivitetet e Moskës, shkruan rtv21.tv

Agjencitë e lajmeve raportuan se gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, May akuzoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, se informatat po tenton ti shndërrojë në armë.

Kryeministrja e Britanisë fajësoi Putinin për aneksimin e Gadishullit të Krimesë, për nxitjen e konfliktit në lindje të Ukrainës, për shembjen e rregullit në hapësirën ajrore të Evropës, spiunazhin kibernetik me qëllim të përzierjes në zgjedhjet në shtetet tjera, si dhe për sulmin kibernetik kundër ministrisë së Mbrojtës së Danimarkës.

May tha se Rusia po injoron aftësitë rezistuese të demokracive perëndimore, aftësitë joshëse të shoqërive të hapura dhe porositi Putinin se ajo shpreson se Rusia në të ardhmen do të zgjedh një rrugë tjetër./21Media