Boksieri i famshëm ka fituar para të shumta gjatë karrierës së tij, mirëpo edhe ka shpenzuar shumë

Boksieri i famshëm ka fituar para të shumta gjatë karrierës së tij, mirëpo edhe ka shpenzuar shumë

Këtë e tregon më së miri vetura që ai tani ka vendosur ta shesë, që është një nga veturat më të rralla dhe më të shtrenjta në koleksionin e tij. Kjo është Koenigsegg CCXR Trevita, një nga dy të vetmet që janë në botë.

Përkujdesësi i veturave për boksierin Obi Okeke ka treguar për TMZ se Floyd ka vendosur që ta shesë veturën e tij milionëshe për të ripërtërirë koleksionin e tij. Gjithashtu kuptohet se ai ka në plan që të blejë një jaht me vlerë 20 milionë dollarë, shkruan rtv21.tv.

Mayweather e kishte blerë veturën e cila ka 1018 kuaj fuqi, me një shpejtësi maksimale 410 kilometra në orë dhe me arritjen e shpejtësisë prej 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 2.8 sekonda në vitin 2015 për 4.8 milionë dollarë.

Vetura po ruhet në Los Angeles derisa të gjendet blerësi i saj./21Media