Mazreku: Duhet të merret seriozisht qasja e Haradinajt

Mazreku: Duhet të merret seriozisht qasja e Haradinajt

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazreku tha se liberalizimi i vizave për Kosovën në këtë kohë është negativ. Sipas tij, ky proces për Kosovën nënkupton zbrazje të popullsisë, shkruan rtv21.tv

“Zbrazje te kontingjenti më vital i popullsisë që na e kemi, që është popullsia e re e Kosovës. Eksportimi i kësaj popullsie është humbje e shtetit tonë”, tha Mazreku në emisionin “Click” të RTV21.

Mazreku tha se para se të bëhet liberalizimi, duhet të bëhet zhvillimi ekonomik i vendit.

“Para se me ndodhë eksportimi i popullsisë së Kosovës në Bashkimin Evropian, duhet me ndodhë ndodhja e BE-së në Kosovë. E qasja  e zotit Haradinaj shkon në funksion të ndodhjes së Kosovës si Bashkim Evropian, mendoj që është argument që duhet me u konsiderua seriozisht”, përfundoi Mazreku./21Media