“Serbia nuk na pranon si palë për me negociou për territore”

“Serbia nuk na pranon si palë për me negociou për territore”

Pas takimit të sontëm në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të fazës së fundit të dialogut Kosovë- Serbi, ky i fundit tha se asnjëherë nuk ka folur për shkëmbim territoresh dhe se asnjëherë nuk ka kërkuar diçka të tillë.

Këto deklarata i komentoi  profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazeku. Ai në emsionin “Click”, në RTV 21 tha se deklaratat  e tilla të Vuçiq vijnë pasi që Serbia e konsideron Kosovën si pjesë të saj.

“Ky është pozicioni ku fillon Kosova, Serbia thotë Kosova është e Serbisë, ne themi kemi me shkëmby territore me Serbinë. Ne ende nuk kemi mrri në atë pikë ku Serbia na pranon neve si palë  për me negociu eventualisht për territore.” tha Mazreku në Clcik./21Media